810 mijë euro është donacion që Ministria e Shëndetësisë ka pranuar nga shteti i Japonisë.
Pajisje mjekësore, 20 Pompa shiringash dhe 10 Elektrokardiograma – është donacion i pranuar.
Për këtë, ministri Arben Vitia, ka shprehur mirënjohje të lartë për popullin japonez.
Ai tha se Japonia ka mbështetur shumë Kosovës gjatë pandemisë COVID-19.
Ndërsa, ambasadori i Japonisë, Akira Mizutani, potencoi se Japonia ka qëndruar përkrah Kosovës gjatë gjithë kohës së vështirë të COVID-19 dhe do të qëndrojë e përkushtuar për të mbështetur shtetin tonë në forcimin e sektorit të saj shëndetësor. /Insajderi.com