
I ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Ogasaëara Mitsunori, shprehu vlerësim nga ana e Japonisë për përpjekjet e Kosovës që të vazhdojë përpara me dialogun me Serbinë dhe të arrijë zgjidhje në këtë proces, përcjell Shqip.com.
Gjatë takimit të tij me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, ky i fundit tha se ai është i interesuar të vazhdojë angazhimin e tij në një dialog të drejtë dhe me parime të barabarta për të mirën e dy popoujve.

Besnik Bislimi në takim me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë.
“Temë kryesore e këtij takimi ishte dialogu Kosovë-Serbi, ku z. Mitsunori shprehu vlerësim nga ana e Japonisë për përpjekjet e Kosovës që të vazhdojë përpara me dialog dhe të arrijë zgjidhje në këtë proces.
Zëvendëskryeministri Bislimi në përputhje me mesazhin e z. Mitsunori, ritheksoi që ai është i interesuar të vazhdojë angazhimin e tij në një dialog të drejtë dhe me parime të barabarta për të mirën e të dy popujve, me qëllim të arritjes së objektivave që duhet të definohen qartazi nga të dy palët nën ndërmjetësimin e BE-së”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Tutje, në këtë takim Mitsunori theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të thellohen në të gjitha fushat.
“Ai gjithashtu tha se shteti i Japonisë është i interesuar në organizimin e seminarëve virtualë përmes së cilëve investitorët potencialë informohen rreth mundësive të investimit në shtetin e Kosovës. Sipas z. Mitsunori, këto seminare kanë shënuar sukses në të kaluarën, dhe padyshim që do të shënonin sukses edhe në të ardhmen”, thuhet ndër tjera në njoftim.