Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka kërkuar nga Qeveria miratimin e Ligjit për Paga, përcjell Insajderi.com.
Jasharaj deklaroi se nëse deri në afatin e caktuar nuk miratohet Ligji i Pagave nga Qeveria, atëherë ata “i kanë drynat të gatshëm dhe shkollat do të jenë të mbyllura me gjithë çerdhe”, duke aluduar kështu në greva.
“Ti japim një afat publikisht t’i themi sindikatat t’presin deri n’prill , në të vërtetë shkurt. Mas shkurtit shkollat i ki të mbyllura, policinë do ta kesh të trazuar, shëndetësinë do ta kesh në kollaps, ujësjellësin e të tjerë. Apo do të thojmë bëni çka doni e asi.
Unë konsideroj po them në emër të SBASHK-ut, duke e njohur SBASHK-un mirë ne mund tii japim mbase qeverisë ndonjë afat. Po kur kalon ai afat ne drynat i kemi të gatshëm dhe shkollat do të jenë të mbyllura me gjithë çerdhe”, deklaroi Jasharaj.
Ai këto komente i ka bërë në një takim të jashtëzakonshëm të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës me përfaqësues të të gjitha Federatave, anëtare të BSPK-së.
Ndërkaq, specializantët njekësorë kanë protestuar të enjten para Administratës Qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për plotësimin e kërkesave të tyre./Insajderi.com