Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, është deklaruar rreth marrëveshjes për nënshkrimin e kontratës kolektive me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, njofton Insajderi.
Jasharaj në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Hoti, ka falënderuar Hoti për plotësimin e kërkesave të tyre.
Madje sipas tij, pas arritjes së kësaj marrëveshje nga e hëna do të ketë frymë të re në arsimin në vend.
“U bë e pamundura e mundur për shtesat për paga. Falënderoj të gjithë që kanë punuar dhe është nga herët r para kur kemi kaq bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit”, ka thënë Jasharaj.
“Nga e hëna do të kemi një frymë të re në arsimin e Kosovës”.
Kontrata kolektive përveç pikave të tjera parasheh edhe pagën e 13-të për mësimdhënësit pas viti 2023, kjo në bazë të performancës së treguar. /Insajderi.com