
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, të premten ka marrë pjesë në paradën e Ushtrisë së Kosovës me rastin e 23-vjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së.
Jashari ka thënë se është krenar dhe i lumtur me punën dhe sukseset e ushtrisë së Kosovës.
“Nga parada e Ushtrisë së Kosovës, në kazermen ‘Adem Jashari’, në shënim të 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Çdo herë krenar dhe jashtëzakonisht i lumtur me punën dhe sukseset që për çdo ditë po shënon ushtria jonë”.
“Lavdi heronjve e dëshmorëve të Lirisë”, ka shkruar ai në Facebook./Insajderi.com