Jashari: Jam kandidat edhe për një mandat për kryetar në Skenderaj

Jashari: Jam kandidat edhe për një mandat për kryetar në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka konfirmuar se do të kandidojë që të vazhdojë edhe për katër vjet të tjera të jetë në krye të kësaj komune.

Se do të garojë edhe për një mandat për kryetar të Skenderajt, Jashari e bëri të ditur në një prononcim për ‘Kanal 10’.

Jashari, ka theksuar se zgjedhja e tij, është në dorën e qytetarëve.

“Bekim Jashari do të garojë prapë, a do të kem edhe një madat është në dorën e qytetarëve”, ka thënë ai. /Insajderi.com