Jashari: Masakra e Rezallës – shembull i sakrificës dhe dëshmi e krimit e gjenocidit serb

Jashari: Masakra e Rezallës – shembull i sakrificës dhe dëshmi e krimit e gjenocidit serb

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se masakra e Rezallës është shembull i sakrificës dhe dëshmi e krimit dhe gjenocidit të Serbisë, njofton Insajderi.

Këtë deklaratë Jashari e dha derisa po bënte homazhe në Kompleksin Memorial në 21 vjetorin e masakrës së Rezallës.

“Masakra e Rrezallës është shembull i sakrificës dhe dëshmi e krimit dhe gjenocidit që serbët bënë në Kosovë. Fatkeqësisht familjarët e disa prej martirëve përpos dhimbjes për humbjen e më të dashurit e tyre kanë pritur gjetjen e trupave të familjarëve të tyre, ku unë si kryetar vazhdimisht kam ngritur zërin në këtë drejtim”, shtoi ai.

Më 5 mars 1999 në Rezallës të Skenderajt, policia dhe ushtria serbe patën ekzekutuar 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, nga të cilët 44 kishin i kishin zhdukur.

Disa vite më pas një pjesë e trupave u gjetën në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. /Insajderi.com