Jashari : Nëse i dhimbsen Qeverisë Kurti nxënësit dhe mësimi le të ulet me sindikatat dhe të bëjë zgjidhje

Jashari : Nëse i dhimbsen Qeverisë Kurti nxënësit dhe mësimi le të ulet me sindikatat dhe të bëjë zgjidhje

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari bashkë me anëtarët e Këshillit Qendror Grevistë kanë vizituar shkollën fillore ‘’Asim Vokshi’’ në Prishtinë për të parë nga afër grevën një orëshe nëpër institucionet arsimore në vend.

Gjatë vizitë në shkollën fillore, Jasharai është shprehur se shteti duhet të respektojë mësimdhënësit.

Ai po ashtu edhe niher tha se me 20 maj pritet të organizohet protestë.

“Nëse i dhimbsen Qeverisë Kurti nxënësit dhe mësimi le të ulet me sindikatat dhe të bëjë zgjidhje. Urojmë që greva e sotme të tingëllojë në veshët e qeverisë, por jemi duke u përgatitur edhe për 20 maj për protestën në Prishtinë. Pastaj çfarëdo që ndodh do të vendosni ju”, tha Jasharaj para mësmimëdhënsve të shkollës

Ai shtoi se zgjidhje ka dhe është i hapur që të marrë çdo ide nga mësimdhënësit./Insajderi.com