Jashari: Nesër do të jetë ditë pune në Skenderaj

Jashari: Nesër do të jetë ditë pune në Skenderaj

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se nesër në shkollat dhe institucionet komunale do të jetë ditë pune, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur ai me anë të një postimi në Facebook, ku tha se pas gjithë ditëve të humbura si pasojë e gjendjes pandemike, edhe një ditë e humbur e mësimit është e pa arsyeshme dhe nuk ka nevojë të ndodhë.

“Vendimet e institucioneve tona, të ndërtuara me shumë mund e sakrificë duhet të respektohen e zbatohen nga të gjithë ne. Pas ditëve të humbura të mësimit si shkak i gjendjes pandemike, edhe një̈ ditë e humbur është̈ e pa arsyeshme dhe nuk ka nevojë të ndodhë”, ka thënë ai.

Sipas tij, populli ka vuajtur shumë për të ruajtur arsimin dhe edukimin shqip, kurse as tani nuk duhet të dorëzohet.

“Populli ynë̈ ka vuajtur aq shumë për të ruajtur arsimin dhe edukimin shqip, duke mos u ndalur as në kohë lufte, duke zhvilluar procesin mësimor edhe në shtëpi-shkolla, vetëm e vetëm që të mësojmë̈ e edukojmë̈ gjeneratat e reja, kurse tani të lirë e të pavarur duhet të mos ndalemi e dorëzohemi, por të punojmë̈ shumë që të jetësojmë̈ amanetin e heronjve dhe dëshmorëve të Lirisë̈”, ka shkruar ai. /Insajderi.com