Jashari: Nu mund të ndryshohet Kushtetuta në emër të marrëveshjes me Serbinë

Jashari: Nu mund të ndryshohet Kushtetuta në emër të marrëveshjes me Serbinë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, është shprehur se në asnjë mënyrë nuk duhet dhe nuk mund të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës në mënyrë që të arritet marrëveshja përfundimtare me Serbinë, njofton Insajderi.

Sipas Jasharit, është Kushtetuta e Serbisë ajo që duhet të ndryshohet, për çka ai thotë se përveç ndryshimit të aktit më të lartë juridik të saj, Serbia duhet dhënë përgjegjësi për të pagjeturit, viktimat e luftës, gjenocidin mbi popullatën e pafajshme dhe dëmet materiale të shkaktuara në luftën e fundit në Kosovë.

“Në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk duhet dhe nuk mund të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në emër të arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë”.

“Shteti ynë ka bërë vazhdimisht kompromise të dhimbshme në emër të arritjes së marrëveshjeve me Serbinë, duke përfshirë diskriminimin pozitiv të pakicës serbe në Kosovë dhe votimin e dyfishtë për çështje substanciale si pjesë e kushtetutës sonë”

“Ajo që duhet të ndryshojë kushtetutën është Serbia, e cila përveç kësaj duhet dhënë përgjegjësi për të pagjeturit, viktimat e luftës, gjenocidin mbi popullatën e pafajshme dhe dëmet materiale të shkaktuara në luftën e fundit në Kosovë”, ka thënë Jashari.

Ai tutje shprehet se e vetmja mënyrë për të ndryshuar Kushtetuta e vendit është për të hequr votimin e dyfishtë, si derivat i pakos së Ahtisaarit dhe i cili pengon të ardhmen dhe zhvillimin e shtetit. /Insajderi.com