
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se pastrimi dhe zhbllokimi i rrugëve lokale në këtë komunë është duke vazhduar, njofton Insajderi.
Përmes një postimi në Facebook, Jashari tha se që nga fillimi i reshjeve të borës, janë angazhuar drejtoritë e shërbimeve publike dhe kompanitë e kontraktuara.
“Reshjet e pandërprera gjatë natës së mbrëmshme kanë vështirësuar punën në pastrimin e rrugëve, mirëpo puna nuk është ndalur asnjëherë dhe po vazhdon ende në të gjitha fshatrat.
Njëkohësisht bëjë apel tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të shtojnë kujdesin gjatë këtyre ditëve në komunikacion. Ne nuk ndalemi, vazhdojmë punën në shërbim të qytetarëve!”, ka shkruar ndër të tjera ai./Insajderi.com