Jashari porosi liderëve: Bashkohuni, t’i japim fund dialogut

Jashari porosi liderëve: Bashkohuni, t’i japim fund dialogut

Kreu i Skenderajt, Bekim Jashari, u ka bërë thirrje liderëve të vendit që të bëhen bashkë sa i përket dialogut me Serbinë.

Jashari ka theksuar se vetëm të bashkuar pozitë dhe opozitë mund t’i japin zgjidhje shumë çështje të pazgjidhura, përcjell Insajderi.

Sipas tij, politikanët vetëm gjatë kohës së fushatave zgjedhore po e trajtojnë çështjen e dialogut dhe “po mashtrojnë popullin”.

“Vetëm të bashkuar pozitë e opozitë mundë ta zgjidhin fatin e të pagjeturve, e çështjen e dialogut. Mendoj që është koha t’i japim fund njëherë e përgjithmonë për popujt e dy shteteve dhe të mos kemi probleme me politika ditore e sidomos në kohë fushatave dhe të mos mashtrohet populli i shkretë, por të përfundojë ky dialog dhe të fitojë zhvillimi i vendit”, ka thënë ai.

Këto komente i pari i Skenderajt i bëri pas homazheve në 22-vjetorin e Betejës së Koshares, nga ku ka porositur që gjithmonë duhet ta kujtohet rrugën e gjatë e bërë për liri.

“Ne sot kemi ardhur bashkërisht me shoqatat e dala nga lufta dhe tri shoqatat e Komunës së Skenderajt, bashkë me familjarë dhe qytetarë për te bërë homazhe dhe nderime në këtë betejë të lavdishme ne si Komunë i kemi 6 dëshmorë të varrosur këtu dhe ne bëmë nderime edhe ndaj Agim Ramadani dhe Sali Çeku ku këtë të fundit kam njohur personalisht, por edhe tek dëshmorë e heronj të tjerë”./Insajderi.com