Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se Qeveria e Kosovës në buxhetin e vitit 2021 nuk ka paraparë pothuajse asnjë projekt të ri për Skenderajn, njofton Insajderi.
Ndaj, Jashari ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që në buxhet t’i fusin projektet e komunës, si në ujësjellës, kanalizim, rrugë, ndriçim, trotuare, arsim, kulturë, rini, sport, banim, shëndetësi e zhvillim ekonomik.
“Projekte këto që ndikojnë drejtëpërdrejtë në ngritjen e nivelit të mirëqenies sociale në komunën tonë, si komunë që më së shumti është shkatërruar nga lufta e fundit dhe ende nevojat janë jashtëzakonisht të mëdha”.
“Këtë ia kemi borxh secilit qytetar që na ka dhënë besimin dhe që e përfaqësojmë në institucionet lokale e qëndrore”, ka shkruar i pari i Skenderajt në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com