Java e fundit e korrikut me temperature të larta

Java e fundit e korrikut me temperature të larta

Java e fundit e muajit korrik do të vijojë me mot të nxehtë. Do të ketë edhe vranësira të cilat do t’i takojnë stadit të ulët dhe të mesëm të troposferës, njofton Insajderi.

Këto ditë të nxehta me origjinë nga Afrika do të mbesin të stacionuar mbi vendin tonë pothuajse gjatë tërë javës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat minimale dhe maksimale mbeten diku për 7-11 gradë Celsius më të ulëta se sa në lartësitë mesatare.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-12m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./Insajderi.com