Java fillon me mot të nxehtë – këto janë temperaturat

Java fillon me mot të nxehtë – këto janë temperaturat

Mot i nxehtë dhe me temperatura të larta pritet të mbajë të hënën në Kosovë, njofton Insajderi.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ashtu sikurse sot, e gjithë java e fundit e muajit korrik pritet të ketë temperatura të larta.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë Celsius.

“Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore. Do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Nuk përjashtohen mundësitë që në disa zona të ketë riga shiu të karakterit lokal, por jo në sasi të mëdha.

Vendet fqinje, si Lugina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi, parashihen me temperaturë më të larta se sa në territorin kosovar. Maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 38-41 gradë Celsius. /Shqip.com