Java tjetër me stuhi

Java tjetër me stuhi

Në Kosovë javën e ardhshme do të marrë mot i ndryshueshëm, por me intervale të gjata diellore.

Nga dita e hënë deri të enjten, kryesisht pasditeve, pritet të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje shiu, përcjellë me erëra në formë të stuhive lokale dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet nuk do të përfshijnë gjithë territorin, më pak në Dukagjin, ndërsa reshje të intensitetit mesatar parashihen në rrafshin e Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius. /Insajderi.com/