Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për këtë vikend ka paraparë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe më pas ditën e diele nga jugperëndimi me shpejtësi deri 6m/s.
Shtypja atmosferike vazhdon ti ruaj vlerat e normales me tendencë të zbritjes javën e ardhshme.
Java e ardhshme do të karakterizohet me mot jo stabil, erëra, zbritje të temperaturave maksimale për 10-12 gradë Celsius dhe reshje shiu të cilat vende-vende do të jenë të intensitetit të lartë.