Javën tjetër Kurti takohet me Macronin në Paris

Javën tjetër Kurti takohet me Macronin në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, javën tjetër pritet të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Franca është një vend i involvuar në procesin e zgjidhjes së çështjes mes Kosovës e Serbisë.

Po ashtu, Parisi po e bllokon liberalizimin e vizave për kosovarët bashkë me Holandën.

Për vizita e kryeministrit të Kosovës në Francë është kumtuar gjatë takimit që Kurti kishte me këshilltaren politike për Ballkan të presidentit francez, Isabelle Dumont dhe ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

“Tema gjatë bisedës ishin zhvillimet politike në Kosovë, rajon e në botë, qeverisja e mirë në Kosovë, integrimet evropiane, si dhe bashkëpunimi bilateral e thellimi i marrëdhënieve në mes Kosovës e Francës. U diskutua edhe për vizitën e fundit të Kryeministrit në Bruksel dhe për kapitullin e ri të dialogut me Serbinë” thuhet në njoftim. /Insajderi.com