
Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe sot deklaroi se pjesa e mbetur e gazetarëve do të vaksinohen javën që vjen.
“Gjithsesi se gazetarët ishin një nga grupet më me prioritet. Një numër i madh i gazetarëve veçmë janë imunizuar. Shpresojmë se javën e ardhshme do të vij radha edhe e gazetarëve që nuk janë vaksinuar”, tha Filipçe.
Filipçe më tej u shpreh i kënaqur me rrjedhën e përgjithshme të vaksinimit në Maqedoninë e Veriut.
Pas vaksinimit të ministrave në RMV,reaguan gazetarët që nuk janë vaksinuar. /Insajderi.com