Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se në fokus e kanë përgatitjen e nxënësve për tregun e punës.
Këto komente, Nagavci i bëri në Samitin e Arsimit për Aftësimin Profesional – që po mbahet në Prizren.
“Edhe këtë vit jemi në përgatitje të fillimit të ri shkollor për t’iu dhënë mundësinë nxënësve të zgjedhin profilin e tyre. Planet për sektorin e prodhimit është bashkëpunimi shumë i rëndësishëm. Ne jemi duke punuar duke pasur në fokus bashkëpunimin me biznese duke i’u ofruar edhe kurrikula që me përfundimin e shkollë profesionale nxënësit të jenë të gatshëm për punë”, ka thënë Nagavci.
Ajo foli edhe për zhvillimin e Arsimit Profesional, ku theksoi se duhet të merren shembull modele efikase.
“Arsimi profesional është realizuar me metodën e pjesëmarrjes fizike në shkolla ndërsa praktika ka qenë e kufizuar. Dihet që shkollat jo gjithmonë mund të ndjekin trendin e zhvillimit. Gjatë këtyre viteve ka pasur donacione nga partnerë. Ne dalim nga kjo situatë duke konsoliduar për mësimin për punë praktike. Ka modele të shumta si i Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë”.
“Andaj na nevojitet bashkëpunim me industrinë të shohim se cilat janë bizneset që nxënësit mund të fitojnë njohuritë për vendin e punës. Po ashtu edhe bashkëpunimi në biznese. Ne kemi paraparë 3 milionë e gjysmë euro për nxënësit për punë praktike. Më shumë sesa një vetëdijesim arrihet me sukses kur prindërit do të shohin rëndësinë kur të përfundojnë një profil të caktuar”. /Insajderi.com