“Jemi në pyll, po mbledhim kërpudha”, familjari rrëfen se si i vdiq nëna, vëllai dhe kunata nga helmimi

“Jemi në pyll, po mbledhim kërpudha”, familjari rrëfen se si i vdiq nëna, vëllai dhe kunata nga helmimi

“Vëllai më dërgoi këtë foto dhe më tha që ‘po kalojmë mirë, kemi mbledhur kërpudha në pyll’”.

Kështu thotë familjari i tre të vdekurve gjilanas në Gjirin e Lalzit, në Durrës, pasi dyshohet se kanë ngrënë ushqim që i kanë helmuar.

Se nënë e bird he nuse tashmë të ndjerë kishin shkuar në pyll dhe kishin mbledhur kërpudha, që i kanë konsumuar atë ditë, e tha edhe vëllai i viktimës, e djali i të moshuarës së vdekur.

Pasi kanë shfaqur shenja helmimi, kanë shkuar në qendrën Shëndetësore të Manzës ku kanë marrë serum dhe më pas janë përcjellë për në banesë. Por në shtëpi, duket se gjendja e tyre është përkeqësuar më shumë deri sa ka shkuar ambulanca nga Tirana i ka transportuar për në spital.

“Vëllai me çoi këtë foto dhe më tha qe ‘po kalojmë mirë, kemi mbledhur kërpudha në pyll’. Djali ka ardhur pasi mësoi se familjaret u shtruan në spital. Në polici djali tha se vëllai nena dhe kunata kanë konsumuar kërpudhat e mbledhura në pyllin e Lalëzit. Djali do tërheqë trupat nga morgu i Tiranës, për t’i çuar në Gjilan ku do bëhet varrimi i tyre”, tha familjari. /Insajderi.com