Jep dorëheqje Ilir Meta

Jep dorëheqje Ilir Meta

Një ditë pasi u zgjodh si President i Shqipërisë nga Kuvendi, Ilir Meta heq dorë nga të gjitha funksionet në LSI.

Sot përmes një konference për shtyp deklaroi se drejtimin e LSI -së ia lë Petrit Vasilit.

“Detyrimet e mia si President fillojnë më 24 korrik, deri atëherë mund të vijoj të gjitha angazhimet e mia politike dhe institucionale. Do vijoj të jem Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë deri në ditën e betimit si President i vendit, do jap dorëheqjen para betimit”.

“Të enjten e ardhshme është seanca e fundit plenare, do vijoj të jem në këtë detyrë deri para betimit si Presidnet. Edhe pse mund të vazhdoj të jem kryetar i LSI deri më 23 korrik, kam vendosur që sot në mbrëmje pas përfundimit të listave të heq dorë nga ky fiunkson dhe të gjitha funksionet drejtuese”, – tha Meta.