Jep dorëheqje ministri i Punëve të Brendshme

Jep dorëheqje ministri i Punëve të Brendshme

Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj ka dhënë zyrtarisht dorëheqje nga ky post pas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj për lirimin nga detyra.

Në letrën e dorëheqjes, ministri Sefaj e ka informuar kryeministrin e Kosovës në detaje lidhur me procesin e deportimit të shtetasve turq dhe përfshirjen e tij në zbatim të ligjit në atë proces.

AKR-ja përmes një komunikate ka thënë se Sefaj nuk ka qenë faktor vendimmarrës dhe vetëm ka zbatuar ligjin përkitazi me kërkesën së AKI-së, institucion ky i cili sipas Kushtetutës ka vlerësuar se personat e lartcekur përbëjnë rrezik për sigurinë nacionale të Kosovës.

“Sa i përket informimit të Kryeministrit për këtë proces, AKI obligohet me ligj që t’i raportojë në të njëjtën kohë Kryeministrit, prandaj duhet të sqarohet nëse kjo ka ndodhur apo jo”, thuhet në njoftimin e AKR-së.

“Ministri Sefaj nuk ka qenë fare në dijeni se çka përfaqësojnë ata persona, por vetëm ka zbatuar ligjin i cili aktivizohet në rastet kur AKI vlerëson se po cenohet siguria shtetërore e Kosovës”, thuhet në njoftim.

  • Emisionin Patriotët e Çmendur të InDoks, shikojeni në këtë LINK