Jep dorëheqje një anëtar i Bordit të RTK-së

Jep dorëheqje një anëtar i Bordit të RTK-së

Anëtari i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, Ilir Bytyçi, ka dhënë dorëheqje nga pozita që e ushtron, transmeton Insajderi.

Siç bën të ditur ai, arsyeja e dorëheqjes së tij është mosgatishmëria që të barazohet me personat që me veprimet e tyre mund t’i kenë kontribuuar përkeqësimit të mediumit publik.

Ai tutje ka thënë se distancohet nga çdo veprim i kundërligjshëm apo shkelje eventuale të kodit etik e profesional si dhe të vlerave njerëzore, pavarësisht kush mund t’i ketë bërë ato, raporton ‘Koha’.

“Gjatë kësaj periudhe gati 9-mujore sa isha në bord, me qëllim të ngritjes së llogaridhënies dhe transparencës jam munduar të jap kontributin tim profesional në shumë fusha. Ndër to, kam iniciuar kërkesën që RTK-ja t’i nënshtrohet auditimit për vlerësimin e performancës dhe gjendjes financiare nga Zyra Kombëtare e Auditimit, kërkesë kjo që më 22 prill u pasua me vendimin për deklaratën publike nga Bordi për auditimin e RTK-së”, ka shkruar ai në letrën e dorëheqjes. “Prandaj në shenjë pakënaqësie dhe pamundësie për të bërë ndryshime në Bord dhe Menaxhment si dhe me gjithë situatën e krijuar në RTK, unë jap dorëheqje për arsye morale dhe profesionale”, ka thënë ai. /Insajderi.com