Jep dorëheqje një zëvendësministër – “takimet me kryeministrin pa rezultat”

Jep dorëheqje një zëvendësministër – “takimet me kryeministrin pa rezultat”

Besnik Beka zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik ka njoftuar se ka dhënë dorëheqja nga kjo pozitë.

Beka i cili vjen nga radhët e Aleanca Kosova e Re (AKR), ka thënë se nuk jam më i interesuar më për këtë pozitë pasi që takimet që ka pasur me kryeministrin, Ramush Haradinaj kanë qenë formale dhe pa asnjë rezultat.

“Mund të ju konfirmoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit në MZHE. Kryeministri kohë më parë na ka ftuar në takim për të raportuar në lidhje me punët që na janë ngarkuar, mirëpo ky takim ishte shumë formal. Takimi nuk ka dhënë asnjë rezultat dhe si i tillë nuk  jam i interesuar të punoj me këtë dinamikë të qeverisjes së ministrit Lluka, dinamikë kjo që po diktohet nga partitë tjera, por vetëm nga AKR-ja jo, dhe në këtë mënyrë nuk po zbatohet plan-programi i AKR-së”, ka thënë Beka për lajmi.net.

Ish-zëvendministri Beka kishte marrë këtë pozitë para tetë muajve  dhe në zgjedhjet e fundit lokale kishte qenë bartës i listës së asamblistëve të AKR-së në Mitrovicë dhe Shef i Shtabit Zgjedhor të Agim Bahtirit, në garën për kryetar të Mitrovicës.