Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë vlerësimin e aplikacioneve të pranuara nga aplikuesit sa i përket granteve start-up, ku ka përzgjedhur gjithsej 167 përfitues lidhur me thirrjen publike për mbështetje financiare për rritjen e punësimit me anë të këtyre granteve.
Këto aplikime kanë ardhur si rrjedhojë e trajnimeve që MKRS ka mbështetur në fushën e ndërmarrësisë për të rinj, ku të rinjtë pas trajnimeve për ndërmarrësi kanë pasur mundësi që pastaj të aplikojnë për grante të ndryshme përmes thirrjes publike të hapur nga MKRS.
Në komplet fushën e ndërmarrësisë janë trajnuar 755 të rinj në trajnime profesionale për përgatitje për treg të punës, 500 për trajnime në ndërmarrësi.
Numri i të rinjve të trajnuar e ka tejkaluar numrin e paraparë prej 400 sa parashihej duke shkuar në një mijë e 255. /Insajderi.com