Jeremiq: Vuçiqi u zotua ta ndalë përgjithmonë lobimin kundër Kosovës

Jeremiq: Vuçiqi u zotua ta ndalë përgjithmonë lobimin kundër Kosovës

Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiq ka deklaruar të mërkurën se Serbia, përmes nënshkrimit të presidentit Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë është obliguar që “përgjithnjë ta ndalë lobimin” në botë për çnjohjen e Kosovës, njofton Insajderi

Mw pas Jeremiq theksoi se “për herë të parë në historinë e diplomacisë jugosllave dhe serbe e ka shkelur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

“Ne u obliguam ad infinitum, pra, pa kufizime kohore, derisa Prishtina u obligua që vetëm për një vit të mos aplikojë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. E qartë është se askush në delegacionin serb nuk ka qenë i njoftuar me finesa të gjuhës angleze”, ka thënë Jeremiq për televizionin Nova S.

Jeremiqi ka theksuar se me pranimin për zhvendosjen e ambasadës serbe nga Tel Avivi në Jerusalem, u shkel drejtpërsëdrejti Rezoluta 478 e Këshillit të Sigurimit, e vitit 1980, me të cilën shtetet anëtare të OKB-së obligohen të mos hapin ambasadat në Jerusalem.

“Kështu iu shkaktua dëm interesave tona, pasi që reputacioni i Serbisë pësoi dukshëm”./Insajderi.com