Jeta e minatorëve ishte në rrezik, ministri Lluka shpërfaqte paaftësinë e tij menaxhuese

Jeta e minatorëve ishte në rrezik, ministri Lluka shpërfaqte paaftësinë e tij menaxhuese

110 minatorë të Minierën e Stan Tërgut ishin mbetur të ngujuar në këtë minierë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në minierën kryesore. Në gjithë këtë katrahurë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka shpërfaqur paaftësinë e tij menaxhuese.

Ai fillimisht nuk e ka ditur as numrin e saktë të minatorëve të cilët janë bllokuar. Fillimisht ai ka thënë se në këtë minierë janë bllokuar vetëm 10 minatorë.

“Me shqetësim po e ndjeki situatën në Trepçë ku një trafo 110 kv është djegur tërësisht, duke ndërprerë energjinë elektrike për minierën kryesore të Stan Tërgut si dhe duke lënë disa fshatra pa energji elektrike”.

“Në bisedën që kisha me persona përgjegjës dhe sindikatën, rreth 10 minatorë janë brenda në minierë, pa rrezik për jetë. Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje dhe po punojnë që t’i shpëtojnë të gjithë minatorët”, ka shkruar fillimisht ai në një postim të tij në Facebook.

E tri orë më pas duket se është informuar për situatën e minatorëve. Ai ka pranuar gabimin duke thënë se bëhej fjalë për 110 minatorë e jo vetëm për 10.

“Problemi vazhdon të jetë furnizimi me energji për Mitrovicën, ndërkohë që miniera kërkon gjithashtu furnizim stabil për pompat e ujit që nuk lejojnë vërshimin e horizonteve. Vërshimi i mundshëm i minierës rrezikon operimin e Trepçës me muaj prandaj edhe udhëzimet janë që prioritet të ketë furnizimi me energji për pompa”.

“*Shënim: më herët gabimisht kam deklaruar që kanë qenë 10 minatorë. Fjala ka qenë për 110”, ka deklaruar Lluka./Insajderi.com.