Jetish Maloku zgjedhet kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial

Jetish Maloku zgjedhet kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial

Ish-Kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku, është zgjedhur kryesues i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), njofton Insajderi.

Ndërkaq, zëvendës-kryesuesi i ri i këtij këshilli është zgjedhur Veton Shabani, prokuror në Prokurorinë Themelore të Ferizajt.

Maloku siguroi 10 vota pro dhe një votë kundër për tu zgjedhur kryesues i ri i KPK-së. Kurse, Shabani mori 11 vota për dhe asnjë kundër.

Kryesuesi i sapo zgjedhur i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku deklaroi se synimet e tij janë rritja e llogaridhënies, transparencës, integritetit dhe fuqizimi i mekanizmave.

Ai po ashtu tha se do të angazhohet të disiplinimin e prokurorëve.

Deri tani në kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës ishte Bahri Hyseni. /Insajderi.com