Jevtiq ia kujton kryeministrit ndihmën që ia bëri

Jevtiq ia kujton kryeministrit ndihmën që ia bëri

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiç, gjatë mbledhjes së qeverisë kërkoi përgjegjësi dhe hetim për arrestimin dhe dëbimin e Marko Gjuriqit.

Jevtiç deklaroi se arrestimi i Gjuriqit nuk ishte vendim i qeverisë dhe se një gjë e tillë nuk do të duhej të kishte ndodhur. Ai ia kujtoi qeveritarëve se Lista Serbe i kishte mbështetur.

“Ne ishim me ju kur VV hodhi gaz, mos e harroni këtë”, ka thënë ai.

“Ne ju kemi votuar i nderuar Ministër Pacolli. Pse më keni thënë diçka tjetër në bisedën telefonike e keni shkruar diçka tjetër në Twitter”, është shprehur Jevtiç.

Sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Jevtiç tha se është detyre e kësaj qeverie dhe se mund të ketë pasoja po që se dalin nga qeveria.

Ai bëri thirrje që të punojnë së bashku në mënyrë që Kosova të jetë vend për të gjithë e të mos përsëriten ngjarjen e së hënës.