Jevtiq: Kurti në Bruksel e nisi fushatën për zgjedhje lokale

Jevtiq: Kurti në Bruksel e nisi fushatën për zgjedhje lokale

Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përdorur takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel për të filluar fushatën për zgjedhjet lokale, transmeton Insajderi.

Sipas tij, deklaratat e Kurtit ishin në funksion të nevojave të partisë që ai drejton, raporton ‘Tanjug’.

“Të lejosh një ngjarje të tillë të ndodhë në Bruksel dhe të përdorësh një ngjarje kaq të rëndësishme për nevojat e partisë së udhëhequr nga Kurti është vërtet shkatërruese” tha Jevtiq.

Ai shtoi se Kurti gjithashtu beson se Bashkimi Evropian nuk ka mekanizma për të filluar procesin e dialogut në një mënyrë konkrete.

Të martën e 15 qershorit, Kurti dhe Vuçiq kanë zhvilluar takimin e tyre të parë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ku të dyja palët kanë paraqitur kushtet e tyre për rinisjen e negociatave, por që nuk janë pajtuar në asnjë nga to. /Insajderi.com