
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, thotë se qytetarëve që hyjnë në Kosovë nga Serbia nuk iu kërkohet testi negative PCR për COVID-19, njofton Insajderi.
Këtë sqarim Jevtiq e bëri me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
“Për të sqaruar dilemën rreth testeve PCR për hyrjen në Kosovë nga Serbia: NUK kërkohet një test negativ PCR për COVID-19”, ka shkruar ai.
Njoftim ai e bëri pasi që sot kanë hyrë në fuqi masat e reja në luftën kundër Coronavirusit. /Insajderi.com