
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë në detyrë të Kosovës, Dabilor Jevtiq, ka thënë se testi PCR nuk është i nevojshëm për të hyrë nga Serbia në Kosovë, njofton Insajderi.
Ai përmes një postimi në Twitter i ka demantuar disa media të cilat kanë njoftuar se një test i tillë kërkohet në kufi.
“Përsëri, disa media botuan informacion në lidhje me testet PCR për ata që vijnë në Kosovë nga Serbia qendrore: testi PCR NUK kërkohet”, ka shkruar Jevtiq.
Qeveria në detyrë e Kosovës ka lehtësuar të enjten masat anti-COVID.
Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Coronavirus të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit./Insajderi.com