Jevtiq: Shtërpca do të jetë pjesë e Asociacionit

Jevtiq: Shtërpca do të jetë pjesë e Asociacionit

Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, tha se Shtërrpca do të jetë pjesë e Asociacionit pas largimit të banerit në këtë qytet me mbishkrimin “Mirësevini në Asociacionin e Komunave Serbe”, transmeton Insajderi.com.

Përmes një postimi në Twitter, Jevtiq tha se shumica e serbëve që jetojnë në Shtërpcë e donin këtë pa mëdyshje.

Sipas tij, në aksionin e Policisë së Kosovës për heqjen e banerit në qytet, kishte marrë pjesë edhe një serb, raporton Kosovo Online.

“Fatkeqësisht, ka edhe serbë, me emër dhe mbiemër, të cilët treguan mbrëmë se çfarë mendojnë për Asociacionin. Për fat të mirë, ata nuk kanë mbështetjen e popullit serb për politikën e tyre, sepse tjetër gjë janë fjalët, kurse diçka tjetër janë veprat”, shkroi ai.

Ndryshe, të enjten janë larguar disa banerë me mbishkrime të njëjta “Mirësevini në Asociacionin e Kosovës”.

Ato ishin vendosur në Komunat me shumicë serbe, të cilat më pas janë larguar nga ana e Policisë së Kosovës./Insajderi.com