Jevtiq: Vuçiq e Serbia të kujdesshëm për qytetarët e tyre, ftojnë serbët e Kosovës të vaksinohen në Kurshumli

Jevtiq: Vuçiq e Serbia të kujdesshëm për qytetarët e tyre, ftojnë serbët e Kosovës të vaksinohen në Kurshumli

Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, thotë se takimi i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me politikanët serbë të Kosovës, ishte shumë i rëndësishëm, transmeton Insajderi.

Siç raporton media serbe ‘Tanjug.rs’, rëndësinë e këtij takimi e tregon uniteti i këtyre udhëheqësve.

Jevtiq: Shteti dhe Presidenti Vuçiq po flasin për qytetarët e tyre

“Takimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me serbët në Kosovë dhe Metohi ishte shumë i rëndësishëm, kryesisht për shkak të unitetit”, tha mbrëmë Jevtiq.

Ai gjithashtu tha për ‘TV Pink’ se vaksinimi në Kosovë është një temë e veçantë, duke marrë parasysh që Prishtina refuzoi vaksinat.

“Ndodhi që Prishtina refuzoi vaksinat dhe treguan të gjithë qëndrimin ndaj jetës. Vaksina iu ofrua të gjithëve”, citohet të ketë thënë Jevtiq.

Ai ka deklaruar se menjëherë pas kësaj, u organizua që qytetarët të cilët dëshirojnë, të vaksinohen në Kurshumli dhe kjo sipas tij “është një tregues se sa kujdesen për qytetarët e tyre, shteti i Serbisë dhe presidenti Vuçiq”. /Insajderi.com