“Jezu Krishti shëroi të sëmurët me marihuanë”

“Jezu Krishti shëroi të sëmurët me marihuanë”

Hulumtimi shkencor historik sugjeron se Jezu Krishti mund të ketë qenë një përdorues i marihuanës, dhe sipas ekspertëve ai mund të ketë përdorur këtë bimë për t’i shëruar njerëzit.

Ekspertët sugjerojnë se kanabisi mund të ketë qenë përbërësi kyç që është përdorur nga Jezusi dhe pasuesit e tij, në ritualet e shërimit të njerëzve.

Kështu raporton “healthcareinformations.com” që i referohet gjetjeve të ekspertëve të cilët thonë se e kanë bërë këtë zbulim duke u mbështetur tek vaji që është gjetur në trupat e njerëzve që kanë jetuar atë kohë.

“Shumica e medikamenteve të përdorura në atë kohë janë të përbëra nga vaji i kanabisit por ka edhe vaj të ullirit dhe bimëve të tjera aromatike”, thonë hulumtuesit, shkruan “The Guardian”.

Hulumtimi shkencor ka gjetur se Jezusi ka përdorur vajin e quajtur “kane-bosem” që sot njihet si kanabisi i kohëve moderne dhe sipas profesorit të mitologjisë klasike në Universitetin e Bostonit, Karl P. Ruck, nuk ka asnjë dyshim të Jezu Krishti ka përdorur kanabisin si shërues për shumë sëmundjes.

“Sipas studimeve të mitologjisë klasike, del se kanabisi ka qenë bimë që është përdorur për shërim në atë kohë, dhe nuk është aspak për t’u habitur sepse edhe sot është vërtetuar se ka fuqi shëruese”, shkruan profesori.

Sipas këtij hulumtimi shkencor, ende mbetet e paqartë sesi vaji i kanabisit apo marihuanës është përdorur në kohën e Krishtit.