Zgjedhjet në Serbi

Jo katër, por dy deputetë ka Alternativa Demokratike Shqiptare në Luginë

U njoftua se shqiptarët do të kenë katër deputetë në parlamentin serb. Megjithatë të dhënat e fundit thonë ndryshe.

Jo katër, por dy deputetë ka Alternativa Demokratike Shqiptare në Luginë

Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë njoftoi sot se bazuar në 70.57 për qind të materialit zgjedhor të përpunuar, në zgjedhjet e djeshme parlamentare më së shumti vota ka marrë partia e presidentit Aleksandar Vuçiq, derisa Alternativa Demokratike Shqiptare ka marrë 0.68 për qind të votave ose dy mandate.

Në zgjedhjet e djeshme votuan 2.122.773 qytetarë ose 50.32 për qind e elektoratit.

Drejtori i Byrosë së Statistikave Miladin Kovaceviq, tha se, sipas rezultateve të përkohshme zgjedhore, shtatë lista zgjedhore hyjnë në Parlamentin serb, katër prej të cilave janë pakica.

Një herë u raportuar se për herë të parë do të futen në parlamentin serb katër deputet shqiptarë, por tani lajmet e fundit flasin ndryshe.