
Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka folur për herë të parë pas inaugurimit dhe futjes në Shtëpinë e Bardhë.
Biden ka thënë se puna e vërtetë fillon tani, ndërsa ka ftuar ndjekësit që ta pelqejnë faqen e re përmes së cilës do të njoftohen për zhvillimet e fundit.
“Tani fillon puna e vërtetë, njerëz”, ka shkruar shkurt ai.
Biden është zgjedhur president i ri i SHBA-së pasi mposhti në zgjedhjet e nëntorit ish-presidentin amerikan Donald Trump. Zgjedhjet ishin ndër më të rëndësishmet në vitet e fundit dhe dalja ishte më e madhja në histori përkundër pandemisë së Coronavirusit. /Insajderi.com