Jordania dënon hapjen e Ambasadës së Kosovës në “Jerusalemin e okupuar”

Jordania dënon hapjen e Ambasadës së Kosovës në “Jerusalemin e okupuar”

Ministria e Punëve të Jashtme e Jordanisë, përmes një deklarate të publikuar të hënën ka dënuar hapjen e vendimin për hapjen e Ambasadës së Kosovës në “Jerusalemin e okupuar”, transmeton Insajderi.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Dhaifallah Ali Al-Fayez, tha se hapja e kësaj ambasade në Jerusalem vije në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat e legjitimitetit ndërkombëtar.

“Çdo masë apo vendim që synon ndryshimin e statusit ligjor të qytetit të shenjtë janë të pafuqishëm, të paligjshëm dhe nuk kanë efekt juridik”, është shprehur ai, raporton agjencia e lajmeve në Jordani “MENAFN”.

Sipas Al-Fayezit, arritja e një paqeje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje me dy shteteve, bazuar në vendimet e legjitimitetit ndërkombëtar, i cili garanton krijimin e një shteti të pavarur palestinez në linjat e 4 qershorit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqyteti i saj. /Insajderi.com