Jordania e ndihmon Kosovën me pajisje për COVID-19

Jordania e ndihmon Kosovën me pajisje për COVID-19

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka falënderuar shtetin e Jordanisë, për ndihmat për Kosovën – materiale për masa mbrojtëse kundër COVID-19, njofton Insajderi.

“Pata nderin që të pranoj në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjysmë milioni maska, 10,000 mantele, 5,000 kominoshe dhe 30,000 dezinfektues, të gjitha këto pjesë e kontingjentit 24 tonësh të dërguar enkas si ndihmë për Kosovën, për ta mposhtur COVID-19 nga miku i madh i vendit tonë, Mbreti Abdullah II”, shkruan Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.

“Me këtë rast, në emër të Qeverisë falënderova popullin dhe shtetin mik të Jordanisë, në veçanti Mbretin Abdullah II për mbështetjen vëllazërore të ardhur me aeroplan special nga Jordania. Me këtë rast shpreh vlerësimin për kolegun tonë, Prof. Arianit Shehu, që u angazhua maksimalisht që ky donacion nga Jordania të bëhet realitet”./Insajderi.com

Image may contain: 3 people, indoor

 

 

Image may contain: outdoor