Joserioziteti i mbledhjes në Prevallë – Bislimi shpërfillë Rekën, Abdixhiku ministren Hajdari

Joserioziteti i mbledhjes në Prevallë – Bislimi shpërfillë Rekën, Abdixhiku ministren Hajdari

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka postuar disa fotografi në rrjetin e tij social, Facebook, nga mbledhja gjithë ditore e qeverisë të mbajtur në Prevallë.

Ndonëse Abazi në mbishkrim të këtyre fotove e pasqyroi si një ditë me shumë energji pozitive dhe një ekip fantastik, jo të gjithë kishin pas koncentrimin e duhur, shkruan Gazeta Insajderi.

Në fotot të cilat i ka bërë publike, Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi duket se nuk i ka interesuar edhe fort se cfarë është duke diskutuar, Ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka.

Bislimi shihet shumë më i interesuar në celularin e tij.

Njësoj ka vepruar edhe ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku nuk është edhe shumë i vëmendshëm në për atë se cfarë është duke folur, ministrja e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari.

Abdixhiku e ka shpërfillur atë duke u koncentruar më shumë në telefonin e tij. /Insajderi.com