“Ju na keni shkelur dhe na keni shtypur 500 vite rresht” – Qytetarët shqiptarë kundër memorialit Turk në Tiranë

“Ju na keni shkelur dhe na keni shtypur 500 vite rresht” – Qytetarët shqiptarë kundër memorialit Turk në Tiranë

Vendosja e memorialit turk për nder të 251 qytetarëve të vrarë gjatë grushtit të korrikut 2016, në kodrat e Liqenit artificial të Tiranës, është cilësuar një provokim i fortë duke ngjallur reagime të shumta në Shqipëri.

Për këtë, një gupi i aktivistëve të “Aleancës Kuq e Zi”, e kanë kundërshtuar këtë memorial, duke protestuar dhe konfrontuar me policinë e Tiranës.

Njëri ndër aktivistët që e kundershton këtë memorial, shprehet se, ne si popull s’kemi asgjë të përbashkët me popllin turk dhe se dëshirojmë ta vazhdojmë miqësin vetëm nga halli që e kemi.

“Ta merrë vesh edhe ambasadori turk që është këtu, të më shikojë, të më dëgjojë, ne jemi për miqësi, për miqësi të vendosur nga halli me ju, sepse ju nuk keni qenë asnjëherë miqët tanë, ju na keni shkelur dhe na keni shtypur 500 vite rresht” u shpreh një aktivistë.

Tutje, aktivistët shprehen që ky meorial është provokim dhe se ne nuk dëshirojmë të na përseritet e kaluara.

“Sot na futen një qiban këtu dhe duan qe ne të harrojmë të shkuaren që na kanë bërë, ne të shkuaren do ta kujtojmë vazhdimisht për të mos na u përseritur”.