“Ju nuk i njihni as dokumentet e Kosovës” – Endrit Shala debaton ashpër me homologun boshnjak

“Ju nuk i njihni as dokumentet e Kosovës” – Endrit Shala debaton ashpër me homologun boshnjak

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala në një paraqitje televizive me homologun e tij boshnjak, Mirko Saroviq ka pasur një përplasje në lidhje me vendosjen e taksës.

Përderisa ministri i Tregtisë dhe Zhvillimit Ekonomik në Bosnje, Sarovic ka thënë se Kosova këtë taksë e ka vendosur për arsye politike.

Ai ka theksuar se ata do të ankohen në Komisionin Evropian dhe do të kërkojnë përjashtimin e Kosoës nga CEFTA, transmeton Gazeta Insajderi.

“Ne jemi ankuar në Komisionin Evropian. Është një vendim më shumë politik, dhe nuk ka qenë aspak i nevojshëm”, tha Sarovic.

Kjo deklaratë nxiti reagimin e ministrit kosovar, Endrit Shala. Ai tha se Bosnja nuk i njeh as dokumentacionet e Kosovës, e lëre më mallrat.

“Asnjë mall asnjëherë nuk ka qarkulluar nëpër Bosnje.  Duhet ta trajtoni në mënyrë serioze Kosovën si shtet. Nëse doni të keni raporte tregtare me Kosovën, duhet të keni qëndrim ndaj Kosovës me respekt”, tha Shala.

Ai pati edhe një kërkesë për ministrin boshnjak.

“E kisha sygjeruar ministrin, që sa po humb kohë Bosnja ti ankohet Komisionit Evropian që të përjashtohet Kosova nga CEFTA, më mirë kjo kohë të shfrytëzohet për përmirësim të raporteve me Kosovën”, deklaroi Endrit Shala.

Akuza për këtë vendim pati edhe kryetari i Odës Ekonomike Serbe, Nenad Djurdevic. /Insajderi.com