Ka filluar mbledhja e kryesisë së LDK-së

Ka filluar mbledhja e kryesisë së LDK-së

Ka nisur mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, njofton Insajderi.

Ndonëse nuk është bërë e ditur se cila do të jetë tema në këtë mbledhje, kjo vije pas takimeve që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pasur me pretendenten për presidente, Vjosa Osmani.

Në seli të LDK-së janë parë duke hyrë këta anëtarë të kryesisë Lutfi Haziri, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Xhafer Tahiri, Faton Bislimi, Besa Gaxherri, Arben Gashi, Besian Mustafa, Armend Zemaj, Rrezarta Krasniqi./Insajderi.com