Ka filluar mësimi plotësues për nxënësit që kanë pësuar ngecje në arritje të rezultateve

Ka filluar mësimi plotësues për nxënësit që kanë pësuar ngecje në arritje të rezultateve

Ka filluar mësimi plotësues më 5 maj 2021, për nxënësit që kanë pësuar ngecje për të arritur rezultate si pasojë e virusit COVID-19, njofton Insajderi.

Në bazë të njoftimit nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, drejtorite komunale të arsimit kanë nisur përmbajten raportore ku konfirmojnë se ky proces ka nisur siç është paraparë.

“Mësimi plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë COVID-19 po organizohet në të mirë të këtyre fëmijëve. Prioritet i MAShTI-it mbetet përmirësimi i rezultateve dhe dëmeve të shkaktuara nga pandemia”, thuhet në njoftim.

Kështu, sipas vendimit Drejtoritë Komunale të Arsimit do të duhet të raportojnë dy herë brenda muajit për mbarëvajtjen e mësimit plotësues.

Sipas vendimit të 20 prillit 2021, mësimi plotësues do të vazhdojë deri në përfundim të vitit shkollor 2020-2021. /Insajderi.com