Ka filluar takimi mes grupeve punues të LDK-së e VV-së

Ka filluar takimi mes grupeve punues të LDK-së e VV-së

Para pak çastesh, ka filluar takimi mes zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka filluar.

Në takim nga LDK-ja janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Besnik Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku, ndërsa nga LVV-ja janë Besnik Bislimi, Hekuran Murati dhe Glauk Konjufca.

Pak para nisjes së takimit, në selinë e LDK-së ishte edhe Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnnet.

Ky është takimi i radhës mes zyrtarëve të dy partive me synimin për të harmonizuar qëndrimet e tyre programore për një koalicion të mundshëm qeverisës.

Në këtë takim pritet të diskutohet për çështje ekonomike, ndërsa kreu i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se shumë shpejt pritet një takim edhe me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Ambasadori amerikan në selinë e LDK-së, pak para fillimit të takimit LDK-LVV