“Ka ministër që nuk e din se është në mbledhje të Qeverisë” – Pacolli tregon sa ministri duhen të jenë

“Ka ministër që nuk e din se është në mbledhje të Qeverisë” – Pacolli tregon sa ministri duhen të jenë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka është deklaruar gjatë ditës së sotme lidhur me punën e Qeverisë. Teksa është shprehur se Qeveria Haradinaj është e ndjeshme dhe se ndoshta edhe mund të shantazhohet, ai ka folur edhe për numrin e ministrave dhe zëvendësministrave.

Pacolli gjatë intervistës së tij në T7 ka thënë se në Qeverinë e Kosovës nuk nevojiten më shumë se gjashtë ministri. Sipas tij çdo ministri nuk do të duhej të kishte më shumë se tre zëvendësministra.

“Kjo është qeveri që nuk kish pas nevojë më shumë se gjashtë ministri. Nga tre zëvendësministra dhe kish funksionuar shumë më mirë”, ka deklaruar Pacolli.

Ai më tej ka ironizuar me numrin e madh të ministrave dhe zëvendësministrave në Qeverinë Haradinaj.

“Po të ulësh në mbledhje të qeverisë është tavolina e gjatë sa që ai [ministri] që është në fund as nuk e din që është në mbledhje”, ka thënë Pacolli gjatë kësaj interviste./Insajderi.com