Ka nisur në Francë seanca ndaj Haradinajt

Ka nisur në Francë seanca ndaj Haradinajt

Ka nisur seanca për Ramush Haradinajn në gjykatën në Colmar të Francës, vendimi pritet të merret brenda gjysmë ore.

Avokatja e Haradinajt në fjalën e saj thotë se Serbia është duke bërë lojë me ndalimin e Ramush Hardinajt.

Ajo i ka treguar trupit gjykues se Haradinaj është gjykuar në Hagë ku edhe është shpallë i pafajshëm për akuzat e ngritura nga Serbia, shkruan Indeksonline.

Ajo para trupit gjykues po kërkon lirimin e menjëhershëm të klientit të saj.

Kurse Ministria e Drejtësisë së Serbisë, dje i ka dërguar Francës disa dokumente shtesë në të cilat ka kërkuar për ekstradimin e Ramush Haradinajt.

Serbia thotë se e kërkon Haradinajn për veprat penale që nuk janë përfshirë në aktakuzën e Tribunalit të Hagës nga e cila ishte liruar i pafajshëm. /Insajderi.com

Më shumë nga Dosja Grande

Shteti italian: Ukë Rugova, i dyshuar për përfshirje në krim ndëkombtarë