Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës.
Takimi i liderëve tashmë ka përfunduar, megjithatë asnjëri nga ta nuk është deklaruar për media.
Takimi është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Kurti dhe Mustafa kanë dalë fshehurazi nga objekti i qeverisë duke iu shmangur gazetarëve.
Kreu i LDK-së Mustafa paraprakisht ka thënë se është takim për kafe me Kurtin.
Kurse, nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani që po e shoqëron Mustafën në takim sqaroi se takimi ka të bëjë me gjetjen e modalitetit ose pajtimit mes anëtarëve të koalicionit rreth heqjes së tarifës 100 për qind.