“Ka shumë gënjeshtra, ka shumë marrëzi në deportimin e qytetarëve turq”

“Ka shumë gënjeshtra, ka shumë marrëzi në deportimin e qytetarëve turq”

Faton Abdullahu, Ish-këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa nuk është pajtuar me qëndrimin inferior të partisë së tij lidhur me deportimin e gjashtë gylenistëve nga Kosova për në Turqi.

Abdullahu përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, ka thënë se LDK është dashur të jetë shumë më aktive lidhur me siç ka thënë ai demaskimin e marrëzive që janë bërë këto ditë. Ka thënë se ka shumë gënjeshtra, akuza dhe marrëzi të shumta.

“LDK si partia më e madhe në vend sot është dashur të jetë në qendër të vëmendjes të mediave dhe të qytetarëve, lidhur me atë që po ndodh rreth deportimit të qytetarëve turq. Jo Thaçi, Jo Haradinaj, jo VV, por LDK-ja. Ajo është dashur të jetë ekstra aktive në demaskimin e marrëzive që janë bërë këto ditë, sidomos sot”.

“Ka shumë gënjeshtra, akuza, sajesa e marrëzi të shumta që po e vënë qytetarin qëllimisht në konfuzitet. LDK është në pozitën më të ndershme dhe më të mirë që ta thotë të vërtetën e mungua për të mirën e Kosovës, të mirën e qytetarëve, dhe të mirën e raporteve tona me popullin turk”, ka shkruar Abdullahu./Insajderi.com